Policia ka arrestuar një person në Rahovec, për shkak të dhunës në familje.
I arrestuari dyshohet se ka rrahur prindërit e tij.
Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.
“Dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshortë ) kanë raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Tutje, përmes këtij raporti, policia njofton se rasti është në procedurë hetimore./Gazeta Enigma/