Abaz Beqiraj tha se Serbia e ka listën e 146 personave nga Baballoqi i Deçanit. Ai ka bërë thirrje për bashkëvendësit e tij që të mos e kalojnë kufirin me Serbinë.
Rikthimi në Baballoq të Deçanit e bën që të ndihet më mirë pas përjetimeve të javës së fundit në Serbi.
Ritakimi me mbesat për Abaz Beqiraj është ndër momentet më emocionuese në jetë e tij.
Ky i fundit që arrestua 3 ditë më parë në Suboticë u lirua të mërkurën.
Beqiraj ka treguar për T7 momentin kur u ndalua nga autoritetet serbe.
Ai bëri të ditur se nga Subotica është dërguar në Beograd aty ku i është caktuar një avokate që do ta mbronte në gjykimin që e kishte të nesërmen.
Por a ishte Beqiraj ushtar i UÇK-së?
Më të dalur para gjyqit serb deçanasi tregon se çfarë ju tha nga avokatja.
Mirëpo si e kishte përjetuar familja e tij për T7 ka rrëfyer bashkëshortja e Abazit, Zejnie Beqiraj.
Tutje, Beqiraj ka një thirrje për të gjithë bashkëfshataret e tij për të cilët Serbia ka një listë me 146 emra.