Tb shtunën në Brazil është përdorur për herë të parë një rregull i ri futbolli, i cili do të zbatohet në pjesën tjetër të botës duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Gjegjësisht, në ndeshjen e Serise B braziliane ndërmjet Paysandu dhe Athletico, portieri i mysafirëve Mycael mbajti kohë në fund të ndeshjes dhe e mbajti topin për 13 sekonda, për këtë arsye arbitri akordoi një kënd për vendasit.
Kjo shkaktoi mosbesim te futbollistët e të dyja skuadrave, e në radhë të parë në fytyrën e portierit Mycael.
E gjithë kjo ndodhi kur mysafirët ishin në epërsi me rezultat 2:1 në fund të ndeshjes dhe mbajtja e topit nga Mycael i ndihmoi mysafirët të merrnin tre pikë pavarësisht nga këndi i dhënë ndaj tyre.
A regra dos 8 segundos foi aplicada pela primeira vez no Brasil durante a partida entre Paysandu e Athletico, válida pela Série B.
O goleiro do Furação, Mycael, segurou a bola por 13 segundos, resultando na marcação de um escanteio a favor do Papão.
pic.twitter.com/RhSq6ZeFVz— Gols do Brasileirão ⚽️🇧🇷 (@golsdobrasil1) April 5, 2025
Për përkujtim, ky është një rregull sipas të cilit portieri nuk mund ta mbajë topin në dorë për më shumë se tetë sekonda dhe nëse kjo ndodh, skuadra do të penalizohet, ose rivalit do t’i jepet një rivënie këndore.
Sipas rregullit të ri, portieri do të mund ta mbajë topin për tetë sekonda në vend të gjashtë, por arbitri do të numërojë sekondat.
Në fund të tre sekondave, gjyqtari do të jetë i detyruar të ngrejë dorën dhe të numërojë pesë sekondat e fundit me gishta.
Nëse portieri nuk e lëshon topin nga duart, gjyqtari do ta japë topin në favor të skuadrës kundërshtare, pra një rivëniekëndore, gjë që ndodhi edhe në shembullin e mësipërm.