Rrezik për trombozë tek ata që e kalojnë lehtë COVID-19

Rrezik për trombozë tek ata që e kalojnë lehtë COVID-19

Një studim evropian ka dalë në përfundimin se edhe pacientët që e kalojnë COVID19 pa simptoma të rënda, rrezikojnë të përballen me mpiksjen e gjakut, që quhet trombozë e venës.

Hulumtuesit studiuan rreth 2000 pacientë që ishin paraqitur në spital me simptoma të lehta ose të moderuara të COVID-19, por pa trombozë.

Katër javë më vonë, afërsisht 1 në 200 pacientë, të infektuar me simptoma të lehta, dhe 5 në 200 pacientë me simptoma të moderuara, kishte pësuar trombozë në venë, thanë hulumtuesit në revistën “Thrombosis Research”.

Ata theksuan se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe edhe tek ky grup pacientësh. Ata thanë se pacientët që shtrohen në spital me këto simptoma dhe me një nivel të lartë të proteinës D-Dimer, kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për mpiksje gjaku.

Por sipas provave klinike trajtimi me doza të larta të holluesit të gjakut uli ndjeshëm shanset e formimit të mpiksjes dhe vdekjes së tyre.

Shkalla e formimit të trombozës në venë ose vdekja ishte 28.7% tek grupi me dozë të lartë, krahasuar me 41.9% tek pacientët që merrnin një dozë standarde. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles