Rrezikuan mbytjen, shpëtohen mrekullisht babai e djali i mitur në plazhin e Spillesë

Rrezikuan mbytjen, shpëtohen mrekullisht babai e djali i mitur në plazhin e Spillesë

Një ngajrje e rëndë është parandaluar në plazhin e Spillisë, ku kanë rrezikuar të mbyten në det babai së bashku me djalin e tij 9-vjeçar.

Ka qenë roja i plazhi i cili së bashku me policinë Kufitare të Durrësit i kanë ardhur në ndihmë 44-vjeçarit dhe djalit të tij të mitur.

Pas nxjerrjes në breg të detit dhe dhënies së ndihmës së parë mjekësore, raportohet se babë e bir ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorrën në breg dhe iu dha ndihma e parë”, njofton policia.

Related Articles