Policia Kufitare dhe ajo Detare e Shqipërisë, kanë realizuar operacionin “Siguria Detare”, me ç’rast kanë ndaluar 17 mjete lundruese.
Kjo pasi ato po lundrornin jashtë kufirit të lejuar dhe po rrezikonin sigurinë e pushuesëve.
Ky operacion po vazhdon pasi numri i vizitorëve nëpër plazhet e Shqipërisë po vazhdon të jetë i lartë.
Mjetet e bllokuara janë: nëntë jet ski, katër skafe, tre gomone dhe një varkë metalike.
10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, njofton TCH, transmeton Gazeta Engima.
Pesë mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
Një mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman. /Gazeta Enigma