Një person nga Prishtina është rrëzuar nga lartësia prej 4 metrave, gjersa ishte në vendin e tij të punës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë – Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
Rrëzohet punëtori në vendin e punës në lartësinë prej 4 metrave, arrestohet pronari i firmës
