Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së dymbëdhjetë në elitën e futbollit kosovar me dy skuadrat nga rajoni i Prizrenit që kanë marrë fitore për të marr kryesimin në klasifikim, shkruan Gazeta “Enigma”.
Përderisa Malisheva e ka mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 2-1, skuadra e Ballkanit e ka ‘demoluar’ Feronikelin ’74 në udhëtim me rezultat 4-1.
Me këto pikë, Ballkani dhe Malisheva ndajnë pozitën e parë në renditjen tabelare me nga 22 pikë të grumbulluara.
Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 14 pikë të tubuara, ndërkohë Feronikeli ’74 ‘betonohet’ në vendin e fundit me vetëm tre pikë. /Gazeta Enigma
‘Rriqnat’ pickojnë llapjanët, Ballkani merr kryesimin
