Rritet çmimi i naftës pas nisjes së sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës

Rritet çmimi i naftës pas nisjes së sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës

Çmimi i naftës së papërpunuar shkoi në 102 dollarë për fuçi të enjten, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i autorizoi operacionet ushtarake kundër Ukrainës.

Kjo është hera e parë që nga viti 2014 që çmimi i naftës së papërpunuar shkon në mbi 100 dollarë për fuçi, shkruan The Star, përcjell Gazeta Enigma.

Të martën, më 22 shkurt, çmimi i një fuçie naftë në bursën Brent ishte 96.84 dollarë.

Rusia është furnizuese kyçe globale e energjisë. Evropa varet nga ky shtet për rreth një të katërtën e furnizimit me naftë dhe një të tretën e furnizimit me gaz.

“Çmimet e të gjitha produkteve u rritën pas lajmit se Rusia po nis sulm të plotë ndaj Ukrainës. Lajmi ishte befasi, pasi tregu nuk kishte parashikuar një lëvizje të tillë, sidomos duke e parë rëndësinë e Rusisë në tregun e energjisë”, tha një analist i një fondi privat.

Çmimi i naftës ishte edhe ashtu i lartë, për shkak se kërkesa ishte më e lartë se furnizimet.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, nëse grupi i shteteve prodhuese të karburanteve dështon që t’i përmbush objektivat e prodhimit pas rritjes së kërkesës, çmimet do të vazhdojnë të mbeten në trysni të rritjes.

Related Articles