Krisma fishekzjarrësh e mjete piroteknike nuk dihet nëse do të dëgjohen më shumë.
Megjithatë, është e sigurt se sivjet në treg do të ketë mjete piroteknike më shumë sesa vjet.
Kosova në 2021-n deri tash ka importuar një sasi të tyre prej 64 mijë e 471 kilogramësh në vlerë mbi 90 mijë euro.
Kjo shifër është shumë më e lartë se në 2020-n, kur vendi importoi pos 14 mijë e 289 kg mjete piroteknike në vlerë rreth 13 mijë euro.
Taksa doganore e paguar nga kompanitë për sasinë e parë është rreth 180 mijë euro. E për të dytën, 37 sosh.
Të dhënat u bën të ditura për Front Online, nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ani pse i kanë blerë tash, kompanitë, fishekzjarrët nuk do të mund t`ua shesin klientëve deri më 19 dhjetor.
E përdorimi nga këta të fundit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është i lejuar nga data 26 dhjetor e këtij viti deri më 2 janar 2022.
Sa para u shpenzuan na para u shpenzuan në “stolisjen” e komunave?
Festat e fundvitit, pos me fishekzjarrë, kremtohen në mënyra të ndryshme.
Karakteristikë është edhe zbukurimi i shesheve gjatë kësaj kohe nëpër komuna, gjithandej Kosovës.