Pas reshejeve të fundit KRU “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllavë dhe Badoc, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në liqenin e Badocit aktualisht është 645.65 metra mbi nivelin e detit, që paraqet 4.20 metra nën kuotën maksimale të mbushjes.
Ndërkohë, në liqenin e Batllavës kuota e ujit ka arritur në 633.70 metra, përkatësisht 1.30 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.
Po ashtu është evidentuar rritje e nivelit të ujit në të dyja liqenet, në vlerë prej 2.5 deri në 3 metra, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen hidrike.
