Enis Bardhi ka disa oferta dhe Trabzonspori është i gatshëm ta shesë, duke i marrë në konsideratë ofertat që po vijnë në drejtim të tij.
Skuadra turke ka kërkuar 3 milionë euro për Bardhin, shkruan mediumi maqedonas “ekipa.mk”.
Për këtë shumë të parave ai u transferua nga Levante te skuadra e elitës turke në verën e vitit të kaluar.
Për 27-vjeçarin që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, interesim fillimisht kishin shprehur Nice dhe Mallorca.
Pastaj harës iu shtuan Rayo Vallecano, Cadiz dhe Espanyol.