Qeveria angleze ka zgjeruar programin e saj për të testuar ujërat e zeza – kështu duke u kujdesur sa më shumë për të gjetur shenjat e hershme të koronavirusit.
Programi i testimit të ujërave të zeza tani mbulon dy të tretat e popullsisë së Anglisë, teksa shkencëtarët zbuluan herët në pandemi që fragmente gjenetike të virusit mund të zbuloheshin në ujërat e zeza.
Mostrat tani merren në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe dërgohen në një laborator të ri që është i dedikuar për analizimin e këtyre ujërave, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Jerry Harries, e përshkroi këtë proces si një sistem shtesë zbulimi për COVID-19.
“Kjo po na mundëson t’i përgjigjemi më me efektshmëri shpërthimeve dhe të mbrojmë më mirë qytetarët”, shtoi doktor Harries.
Ndërsa Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se kjo qasje po përdorej për të monitoruar variantin indian të virusit dhe për të ndjekur përhapjen e tij.