Një kamion sot është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Malishevës, në drejtim të Prishtinës.
Sipas videos që e ka siguruar gazeta Nacionale, shihet se aksidenti ka bllokuar komunikacionin.
Pamjet tregojnë se janë krijuar kolona të gjata në autostradë.
Gazeta ka kontaktuar edhe policinë për këtë rast edhe policia e Kosovës, e cila i ka dhënë disa detaje.
“Sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58, ka ndodhur një vetaksident trafiku me dëme materiale. Në aksident është përfshirë një automjet transportues i ngarkuar me zhavorr. Si pasojë e aksidentit ngarkesa është shpërndarë në rrugë. Sipas njoftimit nga njësitë në terren për momentin qarkullimi në këtë segment të autostradës është i kufizuar vetem me një shirit rrugor ndërsa njësitet policore dhe ekipet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin e plotë të qarkullimit. Policia e Kosovës u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik për respektim të rregullave të trafikut”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
