Rrokulliset traktori në Skënderaj, lëndohet një person

Rrokulliset traktori në Skënderaj, lëndohet një person

Këtë të hënë rreth orës 17:20, në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj një person i moshës madhore është lënduar pas rrokullisjes së traktorit me të cilin po lëvizte, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila bëri të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje ajo ka njoftuar se njësitë policore të Stacionit të Policisë në Skenderaj dhe ekipet e Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, i lënduar është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Related Articles