Rron Gjinovci, ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

Rron Gjinovci, ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

Pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dënoi veprimet e autoriteteve kosovare, që hynë në objektet e komunave veriore, ka reaguar aktivisti proqeveritar, Rron Gjinovci.

Gjinovci pyet se ku pati dhunë nga policia, ndërsa thotë se bandat në veri ishin ato nga të cilat pati dhunë.


“Kta ambasadort amerikanë menojnë diqysh që na edhe nuk shohim edhe që hajmë bari. Ku ke dhuna e policisë a mundet me na kallxu? Pat dhunë të bandave që policia në mënyrë profesionale e shpartalloi në 3 komuna për 3 orë”, ka shkruar Gjinovci.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Turma njerëzish janë mbledhur para objekteve të komunave veriore, pasi nëpër këto qytete janë dëgjuar sirena.

Policia e Kosova ka mundëuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zvecan, Zubin Potok e më pas edhe në Leposaviq.

Raportohet se sot janë lënduar së paku pesë policisë, ndërsa nuk ka informacione për qytetarë të lënduar.

Related Articles