Rruga drejt Majorit të ardhshëm, orari i Bad News Eagles për ndeshjen e sotme

Rruga drejt Majorit të ardhshëm, orari i Bad News Eagles për ndeshjen e sotme

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles do të tentojë që për të tretin vit më radhë të kualifikohet në ligën më prestigjioze në këtë video-lojë, Major, që këtë vit do të mbahet në Paris.

Sot, Bad News Eagles do të përballet me skuadrën Apeks, në ndeshjen e tretë për kualifikimet në Major. Ndeshja do të fillojë me fillim nga ora 11:00.

Dy ekipet kanë nga një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para.

BNE u mposht fillimisht nga ekipi rus, 1WIN, për ta fituar më pas ndeshjen ndaj ekipit britanik, Viperio.

Ekipi që arrin tri fitore kualifikohet në turneun më të madh në botë në këtë lojë.

Bad News Eagles janë kualifikuar dy herë radhazi në Major, madje në të dyja rastet kanë arritur fazën “Legends Stage”.

Related Articles