Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Ferizaj: Vjedhin stoli ari, para e dy armë zjarri

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Ferizaj: Vjedhin stoli ari, para e dy armë zjarri

Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në Ferizaj dhe kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe dy armë zjarri.

Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij, në Slivovë të Ferizajt, disa persona kanë kryer vjedhje.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme  dhe dy armë zjarri (një pushkë gjuetie dhe një pistoletë)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Për pushkën e gjuetisë dhe pistoletës personi ka poseduar leje valide.

Related Articles