“Rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve”, e konfirmon ministri Aliu

“Rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve”, e konfirmon ministri Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu të enjten ka njoftuar se rruga magjistrale Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë ai e bëri të ditur në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë ai tha se kjo rrugë nuk është projektuar si duhet dhe shpronësimet nuk janë bërë si duhet.

“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet. Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rrethrrotullimit dhe eliminimit të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve”, tha ministri. / Gazeta Enigma.

Related Articles