Mbesin të gjalla shpresat e Milanit në Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/22, dhe e gjitha kjo për shkak të lojtarit pak të njohur Junior Messias, i cili e ka fituar epitetin e heroit të Rossonerëve.
Asgjë përveç një fitore nuk do t’i mjaftonte skuadrës italiane nga udhëtimi i tyre në Atletico Madrid të mërkurën në mbrëmje dhe kjo është pikërisht ajo që ata morën.
Në një nga stadiumet më frikësuese në futbollin botëror, skuadra e Stefano Piolit arriti një fitore 1-0 falë të një goli të vonë, nga nënshkrimi i verës Junior Messias.
Braziliani bëri mbrëmë paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve duke u inkuadruar në minutën e 65-të dhe shënoi golin vendimtar 22 minuta më vonë.
Ishte një moment i jashtëzakonshëm për Milanin dhe historia pas ngjitjes së Messias në shkallët e futbollit nuk është aspak befasuese.
Sipas Football Italia, sulmuesi 30-vjeçar paraqitej në Serie D vetëm tre vjet më parë, niveli më i lartë i futbollit jo-profesionist në Itali.
Përpara se të hynte për herë të parë në atë ligë në vitin 2015 me Casale, Messias thjesht e luante futbollin si hobi pas emigrimit nga Brazili dhe iu desh të fitonte para përmes punëve të tjera të ndryshme si rikuperimi i tullave, prishja e ndërtesave dhe shpërndarja e pajisjeve elektro-shtëpiake.
Amerikano-jugori iu bashkua ekipit tjetër të Serie D, Gozzano, në vitin 2017 dhe e ndihmoi skuadrën të promovohej në Serie C për sezonin 2018/19.
Messias më pas bëri debutimin e tij profesional përsëri në 23 shtator 2018 kundër Cueno dhe shënoi golin e tij të parë në këtë nivel tre ditë më vonë kundër Piacenza.
Në janar të vitit 2019, djaloshi nga Belo Horizonte u shit te klubi i Serie B, Crotone, dhe ai luajti në kategorinë e dytë për herë të parë në gusht të po atij viti.
Messias shkëlqeu në Crotone, duke e ndihmuar klubin të siguronte promovimin në kampionatin italian për sezonin 2020/21.
Ai përfundoi duke shënuar nëntë gola në 36 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, formë që e shtyu Milanin ta nënshkruante atë në huazim për 2.6 milionë euro me një opsion blerje për 5.4 milionë euro tjera në fund të sezonit. Gazeta Enigma.