Skuadra e Ballkanit po punon në pjesën jashtë fushave, ku po synon transferimin e disa lojtarëve para ndeshjeve në Europë.
Por, përveç afrimeve, tek skuadra e Ballkanit pritet të ketë edhe disa ndryshime, pasi do lojtarë do largohen.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se mbrojtësi Rrustem Hoxha do të largohet nga klubi.
Hoxha ishte pjesë e Ballkanit qe dy vite, ku edhe fitoi dy herë titullin dhe Superkupën e Kosovës.
Kujtojmë se kohët e fundit, Hoxha kishte probleme konstante me lëndime që e mbajtën jashtë fushave.