Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, tha se si institucion e duan një plan të zbatueshëm për rimëkëmbje ekonomike, pasi sipas tij ekonomia e vendit do të ketë nevojë për mbështetje dhe gjatë viteve të ardhshme.
Ai gjatë takimit me anëtaret e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregëti, duke folur për shumën prej 20 milionë euro që ka ndarë Qeveria e Kosovës të mërkurën për disa kategori, tha se është vetëm një element i ndihmës së ekonomisë.
“Kjo është vetëm një element dhe ka shumë elemente që munden me pas ndikim, e sidomos ato që janë për dy tri vitet e ardhshme. Me uljen ekonomike që e kemi pas të gjitha projeksionet na qesin në këtë konstatim që edhe në vitet 2020-2023 ekonomia do të ketë sfida që lidhen me rikuperimin e pandemisë”, tha Rukiqi.
Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala, tha se janë të mirëseardhura shqetësimet, duke njoftuar se janë në pritje të raportit të Qeverisë,. SIpas tij, janë të mirëseardhura shqetësimet e ngritura. Ndërsa deputjetja Jeta Statovci ka shprehur gatishmërinë institucionale që të ketë bashkëpunim në trajtim të këtyre temave.