Rukiqi: Është shansi i fundit për tërheqje të investimeve dhe krijim të vendeve të punës

Rukiqi: Është shansi i fundit për tërheqje të investimeve dhe krijim të vendeve të punës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka prezantuat studimin “Të bëhemi më të fortë pas Covid-19: shfrytëzimi i potencialit të afërsisë gjeografike për investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimorë.



Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, prezantoi disa nga gjetjet e këtij raporti.

Sipas të dhënave të dala nga ky raport del se Ballkani Perëndimorë ka potencial për tërheqjen e investimeve të huaja, por që duhet të plotësohen disa kushte, siç janë stabiliteti politik infrastruktura rrugore e të tjera si dhe bashkëpunimi rajonal, arsimimi i duhur si dhe eliminimi i burokracisë.

“Në bazë të kësaj analize, Ballkani ka potencialin që të ketë destinacionin e investimeve në vitet e ardhshme kjo lidhet edhe me stabilitetin politik, me sigurinë politike dhe me bashkëpunimin rajonal”, ka thënë ai.

Rukiqi tha se Kosova e ka shansin e fundit të tërheq investime të huaja në mënyrë që të krijoj vende pune.

“Kosova e ka shansin e fundit të tërheq investime dhe të krijoj vende pune. Në radhë të parë është përmirësimi i fuqisë punëtore, reforma në arsim. Qeverisja dhe mënyra se si janë të organizuara qeverisjet në Ballkan ka rëndësi të madhe, burokracia të gjitha këto kanë ndikim që me bind investitorë me investu. Vlen të përmendet edhe qeverisja stabile, infrastruktura, transporti mënyra se si janë të lidhura vendet”, ka thënë ai, raporton Front Online.

Rukiqi vlerësoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi i kompanive vendore me ato ndërkombëtare.

“Element tjetër është bashkëpunimi i kompanive vendore me kompanitë e huaja”, ka thënë Rukiqi.

Related Articles