Rukiqi i LDK-së për zhvillimet e fundit në KEK: Iu trashën xhepat Martin Berishajt

Rukiqi i LDK-së për zhvillimet e fundit në KEK: Iu trashën xhepat Martin Berishajt
Anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë Korporatë.

‘’Disa fjale për aferën korruptive ne KEK. 3.4 milionë tender i negociuar dhe i nënshkruar, brenda 4 dite, me një biznes individual. Vonesa te qëllimshme ne remontin e Termocentralit “Kosova A”, për të trashur xhepat e Martin Berishajt, nga rritja e paparashikuar e importit te energjisë elektrike.Rasti korruptiv ne KEK është vetëm një nga rastet e zbuluara, qe paralajmëron shpërthimin dhe shpërfaqjen masive te korrupsionit te kësaj qeverisje’’ ka shkruar Rukiqi.

-Martin Berishaj vazhdon te mbetet Ambasador i Kosovës ne një vend te Bashkimit Evropian, ka shtuar më tutje Rukiqi.

Related Articles