Rumania dhe Bullgaria po regjistrojnë vlerat më të larta ditore të vdekjeve nga COVID-19 në Bashkimin Evropian, pas keqinformimit dhe mosbesimit të rrënjosur te qeveritë dhe institucionet të kombinuara për t’i lënë ato vendet e fundit të vaksinuara në bllok.
“Një fshat po shuhet çdo ditë në Rumani”, ka thënë Catalin Cirstoiu, kreu i spitalit të emergjencës të Bukureshtit, ku morgu është i mbushur përplot me viktimat e koronavirusit këtë javë. “Po për një javë apo muaj? Një fshat më i madh? Apo një qytet? Ku ndalemi?”
Cirstoiu i tha AP-së se sistemi është afër pikës së thyerjes, “i shkaktuar nga një gjë: paaftësia e popullatës për të kuptuar se ata duhet të vaksinohen”.
Bullgaria këtë javë raportoi numrin më të lartë të të vdekurve.
Pavarësisht dozave të bollshme të vaksinave, dy shtetet plotësisht kanë vaksinuar përqindjen më të ulët të popullsive të tyre në BE: 34.3% e banorëve së Rumanisë ka marrë dy doza, dhe 22.8% e Bullgarisë. /Gazeta “Enigma”/