Rumania nuk njeh Kosoven, por njeh Golden Eagle

Rumania nuk njeh Kosoven, por njeh Golden Eagle

Pas suksesit të treguar në tregun vendor, kompania Frutex me brendin Golden Eagle po vazhdon eksportin dhe zgjerimin në tregjet e reja ku deri më tani numëron mbi 30 vende, por kësaj liste sot i shtohet edhe Rumania, raporton Gazeta “Enigma”.

Fal kësaj marrëveshje sot është nisur kontingjenti i parë për në Rumani dhe së shpejti konsumatorët në këtë shtet mund ta gjejnë pijen energjike Golden Eagle në dyqantet e këtij vendi.

Kualiteti dhe cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike Golden Eagle të jetë një konkurrente e fortë në tregun ndërkombëtar.

“Golden Eagle” sot është lider në viset shqiptare dhe është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar. /Gazeta Enigma/

Related Articles