Rusia dhe Siria nesër do të nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Siria nesër do të nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore ruso-siriane dhe të mbrojtjes ajrore do të fillojnë nesër në Siri, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Ato do të zgjasin gjashtë ditë, citohet të ketë thënë kundëradmirali Oleg Gurinov, kreu i Qendrës Ruse të Pajtimit për Sirinë, shkruan Skynews.

“Gjatë trajnimit është planifikuar të përpunohen çështjet e veprimeve të përbashkëta të forcave të aviacionit dhe mbrojtjes ajrore në zmbrapsjen e sulmeve ajrore”, tha ai.

Related Articles