Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar për herë të parë se kanë trajnuar disa ukrainas në Amerikës se si t’i përdorin dronët më të cilët e kanë furnizuar Ukrainën.
ShBA-të kanë dërguar edhe raketa e armë anti-tank, ndërsa sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar më shumë armë nga miqtë ndërkombëtarë.
Në lidhje me këtë, Kremlini ka thënë se negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të dëmtohen nëse furnizimi me armatim për Ukrainën vazhdon.
“Furnizimi i Ukrainës me lloje të ndryshme armësh nuk kontribuon në suksesin në negociatat ruso-ukrainase. Përkundrazi, do të ketë një efekt negativ”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Sky News.
Peskov dënoi gjithashtu sanksionet në rritje kundër Rusisë, ndërsa sanksionet e ShBA-së ndaj vajzave të presidentit rus, Vladimir Putin,tha se janë “të vështira për t’u kuptuar dhe shpjeguar”. / Gazeta Enigma.