Rusia: Ka përpjekje për të ushtruar kontroll të plotë mbi popullatën serbe në Kosovë

Rusia: Ka përpjekje për të ushtruar kontroll të plotë mbi popullatën serbe në Kosovë

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së temë kryesore e pati Kosovën.

Aty, u trajtua raporti i UNMIK-ut i prezantuar nga shefja Caroline Ziadeh.

Po ashtu u diskutua edhe agresioni i Serbisë në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator u vra polici Afrim Bunjaku.

Por, qasje krejtësisht tjetër pati përfaqësuesi i Rusisë Vasily Nebenzya.

Në fjalën e tij, ai tha se në Kosovë ka përpjekje për të ushtruar kontroll të plotë mbi popullatën serbe.

“Në prill, Prishtina i solli kryetarët e emëruar, janë zgjedhur me një pseudo-zgjedhje me 3.4 për qind të pjesëmarrjes. Ato u bojkotuan nga serbët. ShBA dhe BE-ja i njohu si të shëndosha. Si pasojë e drejtpërdrejtë kryetarët e tillë morën me dhunë ato objekte dhe më pas sollën aktet e dhunës”, tha ai.

“Është më brengosëse shfaqja e KFOR-it krah shqiptarët duke i goditur me pushkë automatike që po protestonin. Ka pasur të lënduar nga të dyja palët dhe për fat nuk ka pasur viktima”, shtoi Nebenzya.

Ai tha se u shpreh i habitur me insistimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për ta futur edhe Rusinë në atë se çka po ndodh në Kosovë

Related Articles