Rusia i kërkon zyrtarisht Shqipërisë ekstradimin e 33-vjeçares Svetlana Timofoeva , e arrestuar me datë 20 gusht të këtij viti, së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedis Alpatov, duke bërë fotografi e incizime në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh.
Ministria e Drejtësisë në Shqipëri javën e kaluar ka marrë kërkesa ekstradimi, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.
Në kërkesën e ekstradimit, thuhet se Svetlana Timofoeva në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore, nga një institucion rus, për të cilin nuk jepen detaje të tjera.

Megjithëse në kërkesë, specifikohet se kjo vepër penale është kryer në vitin 2018, urdhërarresti është lëshuar vetëm disa ditë pas arrestimin në Shqipëri të Svetlana Timofoeva, bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov.
Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit, ku Prokroria pranë kësaj gjykate i ka nën hetim treshen.
Burime nga grupi i hetimit në Prokurorinë e Elbasanit kanë bërë të ditur se Federata Ruse po tenton me çdo kusht të shpëtojë nga dënimi në Shqipëri, Svetlana Timofoeva, ku sipas prokurorëve, kjo kërkesë e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofoeva tregon rëndësinë që ajo ka tek ata të cilët e dërguan me mision spiunazhi në Shqipëri.
Janë shtuar dyshimet se Timofoeva është vënë në shërbim nga shërbimi sekret ushtarak rus GRU. Svetlana Timofoeva, mbahet në burgun e grave 325 të Tiranë, por për një periudhë tremujore ajo ka qëndruar në Spitalin e burgut.
Nga katër akuza të ngritura nga ana e Prokurorisë, gjykata bëri me dije se ndaj ruseve te dyshuar për spiunazh janë referuar dy vepra penale, pikërisht ai i “sigurimit të informatave” dhe “goditje për shkak të detyrës”.