Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, duke pasuar me pohimin se “Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin e saj”, raporton Tanjugi.
“Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq”.
Zakharova ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është e vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.