Rusia përsëri shënon rekord të viktimave nga COVID

Rusia përsëri shënon rekord të viktimave nga COVID

Rusia të mërkurën raportoi 929 viktima të sëmundjes COVID për 24 orë, shifër rekorde që nga fillimi i pandemisë.

Ky shtet po përballet me shkallë të lartë infeksionesh, të shkaktuar nga përhapja e variantit Delta dhe shkalla e ulët e vaksinimit, shkruan France24.

Ndryshe, Rusia ka shënuar rekord të shifrës ditore të viktimave të koronavirusit disa herë në javët e fundit.

Rusia dallohet për shkallën e ulët të vaksinimit. Më pak se 30 për qind e të rriturve në këtë shtet e kanë marrë vaksinën.

Një shtet tjetër, Polonia, ka shënuar rritje të numrit të infeksioneve për rreth 70 për qind vetëm për një javë. Zëvendësministri polak i Shëndetësisë tha se kjo është dritë e kuqe për vendin.

Related Articles