Sa milionë po i ofron Barqa për Lewandowskin?

Sa milionë po i ofron Barqa për Lewandowskin?

Sipas prestigjiozes sportive AS, krerët e Barcelonas kanë bërë gati ofertën për sulmuesin e Bayern Muenchenit, polakun Robert Lewandowski.

Por, sipas këtij mediumi, Barça nuk do të ofrojë mbi 60 milionë euro për Lewandowskin, të cilit i skadon kontrata me bavarezët vitin e ardhshëm.

Polaku ende nuk i ka nisur negociatat me Bayernin për rinovimin e kontratës, duke lënë të hapur mundësinë e largimit në fund të këtij sezoni.

33-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2014, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme që e ka treguar vitet e fundit. Ka shënuar 45 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat. / Gazeta Enigma/

Related Articles