Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Prokurorimit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kanë kapur në flagrancë zyrtarin e AQP’së duke marrë 8 mijë euro para të gatshme.
“Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.