Vëllai i viktimës rrëfen momentet e ngjarjes së rëndë në Fier

Vëllai i viktimës rrëfen momentet e ngjarjes së rëndë në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në Fier ku një 31 vjeçar ka vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Armando Bendaj, vëllai i viktimës akuzon gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk i dhanë dënimin e merituar 31-vjeçarit pasi më herët ai ishte akuzuar për dhunë dhe armë mbajtje pa leje.

“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë që sot bëri hatanë e madhe. Mua me tha nusja për ngjarjen. Madje me kishte kërkuar dhe mua për të vrarë.

“Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”, u shpreh vëllai i viktimës.

Bëhet me dije se autori Elton Metaj ka vrarë gruan e tij mbrëmë në fshatin Zhupan të Fierit në banesën e kësaj të fundit dhe më pas është larguar nga vednngjarja, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.

“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Related Articles