Aktualisht në Kosovë kemi disa raste të infektuar me fruth, por që sipas ekspertëve shëndetësorë nuk ka arsye për shqetësim, raporton Gazeta “Enigma”.
Infektologu, Valbon Krasniqi në një deklaratë për media ka theksuar se gjendja është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim.
“Në Klinikën Infektive nuk ka pasur pacientë të shtruar që janë diagnostikuar ose dyshuar për fruth”, tha ai në emisionin “Ora e Pasdites”.
Sipas tij, aktualisht gjendja klinike është nën kontroll dhe nuk ka shqetësime serioze lidhur me këtë sëmundje në vend. /Gazeta Enigma/