Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ka shkruar se statusi I publikuar dje për mediat dhe gazetarët është devijuar qëllimshëm.
Sadriu ka theksuar se ka respekt dhe mirënjohje për punën e gazetarëve dhe të mediave, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se se do të jetë ithtar i mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe i promovimit të mbrojtjes së gazetarisë të pavarur e profesionale.
Sadriu, që pos punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme është edhe ushtarak rezervist i FSK-së, shkroi se tendencat për ta njollosur imazhin e presidentes, janë vështirë të tolerueshme, duke shtuar se këto tendenca kanë rezultuar me kërcënim ndaj jetës dhe sigurisë.
“Dhjetëra kërcënime, përfshirë kërcënime me vdekje që bëhen ‘live’ nëpër emisione ndaj familjes sime, linçimet publike ndaj babait të Vjosës duke e shpallur atë polic serb që ka kryer krime ndaj shqiptarëve, paraqitja e familjes sime si njerëz që kanë vrarë shqiptarë, pastaj paraqitja jonë si kinse spiunë e shërbëtorë të Rusisë e udhëheqës të klaneve mafioze, e deri tek propaganda e çdoditshme për kinse pasuri luksoze e artikuj për gjoja abuzim pushteti, janë jo vetëm të pavërteta por edhe kanë rezultuar me cenim të sigurisë edhe ndaj fëmijëve tanë që nga viti 2019”, thuhet tutje në statusin e tij në Facebook.
Sadriu të martën Të martën, bashkëshorti i presidentes i quajti mediat “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, derisa për të ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.