“Torcida” distancohen nga sulmi në Pejë

“Torcida” distancohen nga sulmi në Pejë

Tifozëria zyrtare e klubit të basketbollit Trepça ka dalë me një komunikatë për media pas ngjarjes në Pejë.

Torcida ka thënë se distancohen nga ky incident dhe nuk qëndrojnë prapë sulmit që iu bë basketbollistëve të Prishtinës gjatë natës së sotme në Pejë, shkruan Gazeta Enigma.

“Tifo grupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëherë, policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë”, thuhet në reagimin e tifozëve nga Mitrovica.

Tifo grupi “Torcida” është shprehur se ata nuk sulmojnë lojtarë.“Për dallim nga disa pseudo tifo grupe ne nuk sulmojmë lojtarë, po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë”, thuhet tutje në komunikatë.

Related Articles