Sahatçiu e PDK-së: S’e mbështes një koalicion me LDK-në në kryeqytet

Sahatçiu e PDK-së: S’e mbështes një koalicion me LDK-në në kryeqytet

Ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar të premten se nuk e mbështet koalicionin e mundshëm mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Kjo pasi sipas Sahatçiut, pikëpamjet e saj janë plotësisht të kundërta me një koalicion të tillë dhe ajo ka “1001 arsye” për këtë qëndrim. Për hir të respektit ndaj bashkëpunëtorëve, ajo është shprehur se po përmbahet nga komentet e mëtejme, por ka theksuar se, pas shumë telefonatave nga gazetarë gjatë 24 orëve të fundit, e ka ndjerë për obligim ta sqarojë publikisht distancimin e saj, me fjalët e veta, para se të detyrohet të demantojë deklarata të të tjerëve

Ajo ka bërë të ditur se kjo është hera e parë dhe e fundit që prononcohet për këtë temë, duke shtuar se edhe sikur të ishte në Prishtinë, qëndrimi i saj do të ishte i njëjtë. Sahatçiu ka theksuar se për ata që e njohin, ky qëndrim nuk duhet të jetë befasi, pasi për të politika, ashtu si çdo gjë tjetër, fillon dhe përfundon me dinjitetin për të qëndruar besnik ndaj asaj që thua dhe punon për ta. / Gazeta Enigma.

Related Articles