Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka marrë fjalën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka lëshuar sallën.