Sali Berisha thërret protestë kombëtare kundër mbylljes së TikTok-ut

Sali Berisha thërret protestë kombëtare kundër mbylljes së TikTok-ut

Sot është marrë vendimi nga Qeveria e Shqipërisë, për mbylljen e TikTok-ut.

Lidhur me këtë, Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare të opozitës.

Teksa e cilësoi një akt censure, demokrati Berisha ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen kësaj proteste historike që do mbahet më 15 mars.

“Ftoj të gjithë të rinjtë, qytetarët më 15 mars, protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Një protestë ku do të kërkohet anulimi i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj gjimnazistët dhe prindërit të mos bëhen pjesë e mashtrimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk kishte asnjë lidhje me TikTok. Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTok, njëlloj si babai i tij firmosi varjen e Havzi Nelës. Protesta e të rinjve nga të katërt anët të mblidhen këtu”, tha Berisha, raporton A2Cnn, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles