Sali Berisha zgjidhet zëvendës president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zëvendës president i CDI

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është zgjedhur zëvendës president i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë, në Asamblenë e CDI në Sao Paolo të Brazilit.

Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa president i CDI u rizgjodh Andres Pastrana, raporton tch, përcjell KosovaPress.

E promovuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Fondacioni Hapësinor Demokratik, në asamble morën pjesë 113 parti politike nga 83 vende nga të gjitha kontinentet.

Në Presidencë nga Evropa janë gjithashtu kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkoviq, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.

Qendra Ndërkombëtare Demokratike CDI konsiderohet si entiteti më i madh politik ndërkombëtar në botë me 115 parti të qendrës së djathtë nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë SHBA-në.

Related Articles