Salzburgu u reziston ofertave për Berishën

Salzburgu u reziston ofertave për Berishën

Skuadra e Salazburgut janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin Mërgim Berisha, pavarësisht ofertave nga klubet tjera. Bëhet e ditur se Salzburgu tashmë ka refuzuar edhe ofertën e Stuttgartit, sikurse edhe atë të PSV Eindhovenit për sulmuesin 23-vjeçar.

Stuttgarti kishte ofruar katër milionë euro për kartonin e Berishës, i cili ka kontratë me Salazburgun deri vitin e ardhshëm.

“Do të kemi shumë ndeshje ndërkombëtare dhe kampionale gjatë muajve në vazhdim, dhe ne kemi nevojë për Berishën”, ka insistuar drejtori sportiv i Salazburgut, Christoph Freund. Këtë edicion, Berisha ka një gol të shënuar në tri paraqitje për Salzburgun në të gjitha garat.

Related Articles