Sami Kurteshi kërkon që në mbledhjen e KQZ-së të diskutohet për sulmin që thotë se u akuzua

Sami Kurteshi kërkon që në mbledhjen e KQZ-së të diskutohet për sulmin që thotë se u akuzua

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar që të mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të diskutohet për sulmin ndaj një punonjësi të këtij institucion, për të cilin veprim thotë se po akuzohet, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas kësaj kërkese, Burim Ahmetaj, shef i Sekretariatit të KQZ-së, tha se mbi 4 mijë qytetarë kanë kërkuar që të ndërrohet qendra e votimit, ndërsa data 7 shtatori është afati kohor i fundit për të ndërruar qendrën e votimit.

“Data 20 korrik deri më 7 shtator është afati kohor për përmbylljen e afatit për ndërrimin e qendrave të votimit. Ndërsa mbi 4mijë qytetarë kanë ndërruar qendrën e votimit”.

“E po ashtu edhe qendrat e vaksinimit ku janë të parapara që të jenë për votim po shikohet akoma”, tha Ahmetaj.

Florian Dushi, nga LDK-ja, e ka pyetur Ahmetaj lidhur me kërkesat dërguar në PZAP, duke kërkuar që të shihen disa nga përgjigjet e Apelit.


Related Articles