Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka përshkruar Samitin e Britanisë për Ukrainën si një diskutim të mirë dhe të sinqertë.
Ajo është shprehur se kanë diskutuar mbi nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurinë që ajo të ketë mjetet për të mbrojtur veten.
Në lidhje me këtë, Von der Leyen tha se nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Evropian dhe siç u shpreh, një qasje e përbashkët evropiane.
Shefja e Komisionit Evropian tha edhe se duhet përgatitur për më të keqen, raporton BCC, transmeton Gazeta Enigma.
“Duhet të ketë rritje në mbrojtje. Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet, është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, është shprehur ajo. /Gazeta Enigma