Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, i ka dalë në mbrojtje Gjestit, i cili në natën e gjysmëfinales u sulmua fizikisht nga Jozef Marku.
Sara, e cila ka ndarë momente me Gjestin brenda shtëpisë së BBVK, ka shkruar se dhuna nuk ka asnjë justifikim dhe se shpreson të merren masat e duhura.
“Forca Gjest, gati ke mbërritë cakun”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram, postim që është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Gjestit.