SBAShK-u kërkon pagesa shtesë që të mbahet mësimi plotësues

SBAShK-u kërkon pagesa shtesë që të mbahet mësimi plotësues

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ka kërkuar që të ketë pagesa shtesë për mësimin plotësues që do të mbahet për shkak të pandemisë.

SBAShK i është drejtuar Drejtorive Komunale të Arsimit, që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues, duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend.

SBAShK-u tutje u ka thënë DKA-ve që të saktësojnë çdo orë të mbajtur mbi normën prej 20 orë mësimi, në mënyrë që të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën, Sindikata ka shtuar se u drejtohet me apel punëtorëve në arsimin parauniversitare që të mos fillojnë mësimin plotësues.

“Të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt.”

Kujtojmë që Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar më 20 prill vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19. Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar.

Related Articles