Me 1 maj Shoqata e Pavarur e Komunikacionit organizon marshin protestues, kërkon kushte më të mira për punëtorët

Me 1 maj Shoqata e Pavarur e Komunikacionit organizon marshin protestues, kërkon kushte më të mira për punëtorët

Shoqata e Pavarur e Komunikacionit e Lidhjeve të Kosovës njofton se më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve do të protestojë në Prishtinë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.

Sipas njoftimit të Sindikatës, marshimi do të mbahet nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri të Teatri Kombëtar i Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

“Federata e Sindikatave të Pavarura për Komunikacion e Lidhje, më 1 maj do të shënoj Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke organizuar një manifestim një orësh ‘marshim’ nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te Teatri Kombëtar i Kosovës, ku do t’i shpalosim kërkesat dhe shqetësimet tona. Interesimi i punëtorëve për pjesëmarrje në rastin e 1 Majit është i madh, por për shkak të Udhëzimit Administrativ të Qeveris për mbrojtje kundër COVID-19 do të kufizohemi deri në 30 veta. Marshi do të filloj nga ora 11:00 deri 12:00”, thuhet në njoftim. 

Related Articles