Sot në ditën kur filloi procesi i mësimit më rikthim në klasa të nxënësve, pas pothuajse një muaj nga shtyrja e fillimit të vitit shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka një kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.
Kërkesa ka të bëjë që mësimdhënësit me sëmundje të rënda të marrin pagë dhe të lirohen nga procesi i mësimdhënies.
“Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta”, thuhet të informatën për media.
Kjo pasi sipas SBASHK-ut janë pikërisht këta mësimdhënëses që janë angazhuar për arsimimin e brezave të rinj, me dekada.
“Këta punëtorë arsimorë me vite e dekada janë angazhuar aq sa kanë mundur e kanë ditur në arsimimin e brezave, por sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata, edhe pse duan, nuk mund të jenë në krye të detyrës. Ata meritojnë zgjidhje të pranueshme dhe prandaj SBASHK-u apelon te MASHT-i dhe Qeveria që ta bëjnë një zgjidhje të tillë” thuhet tutje në kërkesën e Sindikatës së Arsimit.
Kërkesa e plotë tyre:
Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda.
Të nderuar punëtorë të arsimit, kolege e kolegë, anëtarë të SBASHK-ut, urime fillimi i vitit të ri shkollor. Do jetë një rrugëtim i vështirë ky në përpjekjet për realizimin e misionit tonë të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave, por ne edhe në të kaluarën jemi përballur me sfida dhe falë përkushtimit e gatishmërisë për sakrifica tona sublime kemi bërë që drita të triumfojë dhe ta mund errësirën.
Ju falënderojmë që dëgjuat apelin e SBASHK-ut dhe u vaksinuat, ju përgëzojmë për gatishmërinë e treguar edhe para 1 shatorit për të nisur me vitin e ri shkollor dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë të jemi zëri juaj, do të angazhohemi në shërbimin tuaj dhe do të bëjmë gjithë angazhimet për realizimin e kërkesave tuaja legjitime.
Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta.
Këta punëtorë arsimorë me vite e dekada janë angazhuar aq sa kanë mundur e kanë ditur në arsimimin e brezave, por sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata, edhe pse duan, nuk mund të jenë në krye të detyrës. Ata meritojnë zgjidhje të pranueshme dhe prandaj SBASHK-u apelon te MASHTI dhe Qeveria që ta bëjnë një zgjidhje të tillë.