Sport Club “Gjilani” pritet që të hënën më 6 Qershor të nis fazën përgatitore para fillimit të ndeshjeve të Evropës, shkruan Gazeta Enigma.
Në krye të klubit pritet të emërohet trajneri i njohur shkupjan Zekirija Ramadani, ndërkohë që pritet të ketë jo pak ndryshime.
Nga skuadra deri më tani janë larguar futbollistët Tomislav Sorsa, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Franc Veliu, Fiton Hajdari dhe Donjet Shkodra, ndërkohë që mësohet se lista e daljeve do të jetë edhe më e madhe.
“Kuqebardhët” janë duke punuar edhe në merkato, teksa ndodhen në bisedime me disa futbollistë.
Kujtojmë që gjilanasit edicionin e fundit e mbyllën në pozitën e tretë të renditjes tabelare dhe këtë vit do të luajnë në Ligën e Konferencës.
/Gazeta Enigma/